Kadaif ekmek me krem

Ekmek kadaif- ose kadaifi me krem pastiçerie eshte nje nga ato embelsira qe ju ndryshon menyren si shijoni kadaifin. Eshte embelsire festive, por karantina na e ktheu mbrapsh rradhen e gjerave.

Une nuk jam kurresesi kundra shijeve tradicionale por kur behet fjale per embelsira me sherbet une dua diçka “All exclusive” . Per ata qe me kane ndjekur une kam prezantuar te ju kadaifin me qumesht panda qe morri shume fame ne dhjetor, nderkohe kisha harruar te postoja dhe ekmekun qe eshte absolutisht i preferuari im kurdohere.
Une do ju sjell 2 versione te tij


▪Shtresa e pare : Kadaifi
Ju nevojiten :
-500 gr kadaif
-kanelle
-arra
-gjalpe i tretur
Ne nje tepsi hapim rremujshem kadaifin, e mbulojme me arra, gjalpe e kanelle dhe e pjekim ne 180° derisa te marre ngjyren si ne foto te arte te pjekur.


E leme te ftohte dhe pergatisim sherbetin.
Ju nevojiten:
-3 gota uje
-2.5 gota sheqer
-1 shkop kanelle
Regjni kadaifin e ftohte me sherbetin e ngrohte por sa te njomet kadaifi mire, jo qe sherbeti te dali siper te notoje kadaifi. ▪Shtresa e dyte: Krem pastiçerie.
Une personalisht marr paketa te gatshme per krem pastiçerie dhe e perziej me qumesht sipas instruksioneve dhe u be. Kete gje e bej per shpejtesi dhe per fiksimin qe kam me eren e vezeve .
▪Nese doni ta pergatisni vete e gjeni Ketu

▪Kremin qe pergatitem e shtojme mbi kadaif.

▪Shtresa e trete : Pana embelsirash -Siper shtojme pana embelsirash te rrahur, kanelle dhe arra.
E leme ne frigorifer per disa ore dhe shijoni nje super embelsire.